Liege: Shënohet edhe viktima e pestë

Numri i personave të vdekur si pasojë e sulmit në qytetin belg Liege është rritur në pesë, pasi që të enjten ka vdekur edhe një grua 75-vjeçe, e cila ishte plagosur rëndë gjatë sulmit, njoftoi agjencia belge e lajmeve, duke u thirrur në burime brenda spitalit të qytetit.
Guaja e vdekur ishte plagosur rëndë kur sulmuesi Nordin Amrani (33) hodhi tri bomba dore në qendër të Liege’s, dhe pasta filloi të shinte me armë në njerëzit që gjendeshin përreth, para se të bënte vetëvrasje.
Si pasojë e këtij sulmi u vranë katër persona – dy meshkuj të moshave 15 dhe 17-vjeçare, një foshnje 17-muajshe dhe një femër 45-vjeçare – si dhe u plagosën 125 persona të tjerë.