Irak, ambasadori amerikan i shpëton një atentati
Ambasadori amerikan në Irak, Christopher Hill doli i padëmtuar pas shpërthimit të një bombe gjatë kalimit të autokolonës së tij në jug të vendit. Shpërthimi shkaktoi dëme të vogla makinës që ishte përpara asaj të diplomatit amerikan. Nuk pati asnjë të plagosur në incident.
"Pati një shpërthim dhe ne kaluam përmes një reje të dendur tymi", deklaroi Christopher Hill për "USA Today". "Jemi të gjithë mirë", tha ai.
Hill, diplomat me përvojë, është ambasador i SHBA-së në Bagdad që prej muajit prill, ku zëvendësoi Ryan Crocker.