Ivanov, vizitë zyrtare në Kroaci

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov zhvillon sot një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Kroacisë me ftesë të homologut të tij, Stipe Mesiç. Ivanov, i shoqëruar edhe nga ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Antonio Miloshoski, do të takohet me Mesiçin, me kryetarin e parlamentit, Luka Bebiç dhe me kryeministren Jadranka Kosor.
Ivanov do të mbajë një fjalim edhe në forumin kroato-maqedonas të biznesit. Në kuadrin e vizitës së parë zyrtare në një shtet të huaj që nga marrja e funksionit, presidenti Ivanov do ta përfundojë këtë vizitë me takimin me përfaqësuesit e komunitetit maqedonas në Kroaci.