E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetohet Dick Cheney, hartoi një plan sekret

Përfundon në një situatë polemikash dhe dyshimesh ish zv presidenti amerikan Dick Cheney. Demokratët kanë kërkuar aktivizimin e një komisioni hetimor për ish numrin dy të Shtëpisë së Bardhë, Dick Cheney. Sipas akuzave, të cilat janë bërë publike nga New York Times, ai ka krijuar një program anti terrorizëm i cili parashikonte edhe mekanizmat e torturës, pa informuar Kongresin Amerikan. Kampi demokrat ka akuzuar ish krahun e djathtë të George Bushit se ka abuzuar me pushtetin dhe sipas "Washington Post"-it, do të kërkohet një hetim formal për të hetuar përmbajtjen e programit sekret. Për senatorin demokrat, Ken Conrad, fakti se nuk është informuar kongresi, sicc parashikohet me ligj, përbën një shkelje serioze dhe që është e papranueshme. Sicc bën të ditur "Washington Post" që citon një funksionar të shërbimit inteligjent amerikan, programi sekret antiterrorizëm nuk ka hyrë kurrë në fuqi dhe ka mbetur në fazën embrionale, i mbylllur në një sirtar të CIA-s. Por hetimi i hollësishëm do të ccojë në zbardhjen e plotë të së vërtetës , dhe mbi abuzimet në luftën kundër terrorizmit të kryera gjatë epokës së Bushit. Ish spiunë dhe disa liderë të politikës kanë deklaruar se mungesa e besimit ndërmjet kongresit amerikan dhe CIA-s, po vë në rrezik sigurinë e vendit. Lajmi për fshehjen e këtij programi sekret u bë i ditur nga shefi aktual i CIA-s, Leon Panetta, i cili kur e zbuloi atë, mësohet se e braktisi programin dhe njoftoi komitetin e inteligjencës në kongres. Sipas Panetës, ka qene pikërisht ish zv presidenti Dick Cheney, ai qe e ka urdhëruar mbajtjen sekret të këtij programi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›