Irak, femijet ne gjendje te mjerueshme
Kombet e Bashkuara e kane vleresuar dje gjendjen e femijeve ne Irak si te padurueshme. Qeveria ne Irak duhet te ndaje shume me shume para per furnizimin e femijeve, deklaroi e derguara e posacme e OKB, Radhika Coomarasvamy. Prej vitit 2005 e deri me sot numri i femijeve qe kane vizituar shkollat ka rene nga 80 ne 53 per qind, qe do te thote se gati cdo i dyti femije nuk shkon ne shkolle. Nderkohe qe, me shume se gjysma e femijeve nuk kane uje te paster per pije. Nje problem shume serioz ne zonat e luftimeve paraqesin semundjet ngjitese, sic eshte kolera.