E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kine, perurohet ura me e gjate ne bote

Kina peruroi dje uren me te gjate ne bote, qe lidh qendren financiare dhe tregtare te Shangait me qytetin port dhe industrial Ningbo. Struktura me vlere 1,1 miliarde euro, qe kalon ne Gjirin e Hangzhout te provinces Zhejiang ne jug te Shangait, u hap per trafikun ne faze eksperimentale ne mesnaten e 1 majit, pas ceremonise se perurimit. Ura, 36 kilometra e gjate, pritet te shkurtoje kohen e udhetimit midis Shangait dhe Ningbos, nga kater ne dy ore e gjysme. Keto jane dy qytete-porte me rendesi strategjike ne rajonin e begate kinez te deltes se lumit Yangtze.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›