E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, policia shkatërron një celulë terroriste

Policia e Irakut bën me dije se ka shkatërruar një celulë terroriste të ndërlidhur me al-Kaidën.

Sipas policisë, celula i takonte grupit radikal sunit, Ansar al-Islam, i lidhur me al-Kaidën.

Grupi me 25 anëtarë kishte dorë në vjedhje në kompanitë e këmbimit të parave në kryeqytetin Bagdad.

Ansar al-Islam më parë ishte kërcënuar për ta sulmuar samitin e Ligës Arabe në Bagdad dhe çdo zyrtar politik të lidhur me këtë ngjarje.

Por, samiti i mbajtur javën e kaluar kaloi ka kurrfarë dhune.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›