E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasti ”Magnicki” në Rusi, tërhiqen akuzat ndaj njërit prej mjekëve

Komiteti Hetues i Rusisë thotë ka tërhequr akuzat kundër një mjeku të implikuar në vdekjen në burg të avokatit të njohur, Sergej Magnicki.
Gjatë ditës së sotme ky komitet tha se ka mbyllur hetimin kundër mjekes, Larisa Litvinova, për shkak të kalimit të afatit të paraparë ligjor.
 

Avokati Magnicki vdiq në vitin 2009, në moshën 37 vjeçare, nga një sëmundje akute e patrajtuar, derisa mbahej në një burg famëkeq të Moskës.
Sergej Magnicki, që kishte punuar për një Fond investues perëndimor, ishte arrestuar pasi i kishte akuzuar zyrtarët për vjedhje të taksave.
 

Pas kësaj, nga autoritetet, ai ishte akuzuar për vjedhje dhe ishte burgosur.
Mjekja Litvinova ishte njëra ngy dy mjekët që ballafaqohen me akuza për vdekjen e tij.
 

Por, tani kur akuzat për shkaktim të vdekjes nga neglizhenca ndaj saj janë tërhequr, në burg mbetet mjeku tjetër, Dmitri Kratov, i cili gjithashtu ballafaqohet me akuza për neglizhencë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›