E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kofi Anan do vizitoj refugjatët sirianë në Turqi

I dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për Siri, Kofi Anan, nesër do ta vizitoj kampin e refugjatëve sirianë në Turqi.

Zëdhënësi i tij, Ahmad Favzi, i tha agjencisë Reuters në Gjenevë se Anani do ta vizitoj kampin e refugjatëve në provincën Hataj, në rrugën e tij për në Iran.

Turqia thotë se afro 24 mijë refugjatë të Sirisë po strehohen në kampet e ngritura në provincat Hataj dhe Gaziantep.

Zyrtarët e Turqisë thanë se dy refugjatë dhe një përkthyes turk janë plagosur dje, kur kampi i refugjatëve në vendkalimin Kilis ishte sulmuar  nga pjesa siriane e kufirit.

Zyrtarët e Turqisë kanë thënë, gjithashtu, se 13 sirianë që ishin plagosur në përleshjet brenda Sirisë dhe ishin sjellë në Kilis për trajtim, kanë vdekur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›