Tajvan, gjurmë melaminë në qumështin Nestle

Gjurmë melaminë janë gjetur në qumështin pluhur Nestle të prodhuar në Kinë në Tajvan. Lajmin e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë së Tajvanit.
Ndërkohë më shumë së 250 mijë fëmijë kinezë janë kontrolluar nga autoritetet shëndetësore të Pekinit për të verifikuar nëse kishin probleme nga konsumimi i qumështit me melaminë.
Agjencia qeveritare "Kina e re" njofton se mbi 3.500 fëmijë kanë patur probleme të shkaktuara nga qumështi i infektuar, por vetëm 58 ishin në gjendje të rëndë.