Irak, shtatori muaji më pak i përgjakshëm që nga viti 2003
Sipas një bilanci të publikuar sot nga ministria irakiane e Shëndetësisë mësohet se
numri i civilëve të vrarë në Irak gjatë muajit shtator ka rënë në 125 persona, niveli më i ulët që prej vitit 2003 kur ndërhynë trupat amerikane. Bilanci i shtatorit është më pak se gjysma e bilancit të muajit gusht, me 393 të vrarë. 100 persona patën vdekur vetëm me datë 19 gusht kur dy kamiona të mbushur me eksplozieve hynë në zonën e Gjelbër të Bagdatit.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur humbën jetën 359 persona, bilanci i këtij viti është pak më i vogël.
Dhuna është reduktuar ndjeshëm në Irak që prej konflikteve të përgjakshme ndërmjet myslimanëve shiitë dhe sunitë në vitin 2006 dhe 2007, por bombat në rrugë, atentatet kamikaze dhe shkëmbimet e zjarrit janë ende të zakonshme.