E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroacia rinis negociatat për anëtarësim në BE

Kroacia do të rifillojë nesër negociatat për anëtarësim në BE, pas marrëveshjes së arritur me Slloveninë për zgjidhjen e konfliktit kufitar. Ky konflikt kishte bllokuar avancimin e negociatave të anëtarësimit të Zagrebit që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar, me shpresën për një përfundim të negociatave deri verën e ardhshme. Gjatë një konference në nivel ministrash, BE-ja do të vendosë të hapë gjashtë kapituj të tjerë të negociatave, deri tani të bllokuara nga sllovenët, sipas burimeve diplomatike.
Kroacia duhet të përshtatet me legjislacionin evropian në 35 kapituj.
Me rastin e takimit që do të zhvillohet nesër, përfaqësuesit evropianë mund të pranojnë se Zagrebi ka përmbushur kërkesat e pesë nga 17 kapitujt në diskutim. Dy ish-republikat jugosllave kanë pasur mosmarrëveshje që prej pavarësisë së tyre më 1991 për kufijtë tokësorë dhe detarë.Muajin e kaluar, Sllovenia dhe Kroacia vendosën t'u japin fund mosmarrëveshjeve dhe të rinisin negociatat për anëtarësimin e Zagrebit në BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›