Dy brigada amerikane do te terhiqen nga Gjermania
Shtetet e Bashkuara do te terheqin dy brigada luftarake nga Gjermania. Lajmi pason njoftimin e djeshem te Pentagonit per shkurtime te mbrojtjes ne masen 487 miliarde dollare gjate dekades se ardhshme. Shtetet e Bashkuara po perpiqen te krijojne nje force te vogel me te shkathet dhe me nje fokus strategjik ne Azi-Paqesor dhe Lindjen e Mesme.
Sipas planeve te Pentagonit dy brigada luftarake me baze ne Grafenwoehr Grafenver dhe Baumholder Baumholder do te largohen nga Gjermania dhe do te kthehen ne Shtetet e Bashkuara duke i reduktuar forcat amerikane ne Evrope me rreth 10.000 vete nga 41.000 qe jane aktualisht.
Pas kesaj ne Evrope do te mbeten vetem dy brigada amerikane - njera ne Vilseck te Gjermanise ne afersi te Grafenwoehr-it dhe tjetra ne Vicenza te Italise.
Njerezit ketu jane shume te pasigurt sepse ata jane mjaft te lidhur me amerikanet qofte si punedhenes por edhe si miq private thote perfaqesuesi i punonjesve gjermane te bazes Grafenwoehr Lehl Klaus.
Ndikimi ekonomik pritet te jete i rende. Bizneset lokale thone se deri ne 90 per qind e tregtise qe bejne vjen nga amerikanet. Qyteti Grafenwoehr merr cdo vit 28 euro subvencione shteterore per te ndihmuar popullaten e tij shtese dhe 2900 gjermane jane te punesuar direkt ose indirekt nga ushtria.
Amerikanet erdhen ketu ne vitin 1946 dhe nuk jane larguar qe nga ajo kohe. Ndryshe nga forcat britanike qe planifikojne te largohen krejtesisht nga Gjermania ne vitin 2020 nuk flitet per ndonje terheqje te plote te forcave amerikane dhe kjo pjeserisht per te ndihmuar partneret e rinj te NATO-s.