Kandidatet republikane perballen para zgjedhjeve paraprake ne Florida
Te kater kandidatet qe po perpiqen te marrin mbeshtetjen e Partise Republikane per kandidatin presidencial ne zgjedhjet e nentorit zhvilluan debatin e fundit para zgjedhjeve te rendesishme paraprake ne shtetin Florida.
Newt Gingrich Mitt Romney Ron Paul dhe Rick Santorum ju pergjigjen pyetjeve te audiences ne qytetin Jacksonville te Florides te enjten.
Zoti Gingrich dhe zoti Romney shkembyen replika rreth qendrimeve te tyre mbi imigracionin e paligjshem. Zoti Gingrich e quajti ish guvernatorin Romney si nje kandidat anti-imigrant duke e akuzuar ate se kerkonte te nxirrte jashte vendit te gjithe imigrantet perfshi te moshuarit.
Dua qe kufiri te kontrollohet dua qe anglishtja te jete gjuha zyrtare dua qe te bejme shume ndryshime. Jam i pergatitur te jem i rrepte dhe i guximshem por po ashtu jam i pergatitur ti pershtatem realitetit sepse kam patur rastin te miratoj ligje ne Kongres dhe premtimet jorealiste do te dalin bosh. Besoj se nese ka nje nivel human per te ata qe kane jetuar ketu per shume kohe ne mund te miratojme ligje qe do te pakesojne dukshem imigracionin e paligjshem vendosmerisht te kontrollojme kufirin qe do te thote qe ata qe jane ne Amerike te jene ketu ne rruge te ligjshme.
Nga ana e tij zoti Romney i quajti citimet e kundershtarit si te pafalshme dhe tha se nga ana e tij ai thjesht kerkon qe njerezit te vijne ne Amerike ne rruge te ligjshme.
Nuk jam kunder imigranteve. Im ate u lind ne Meksike dhe babai i gruas time u lind ne Uells dhe ata erdhen ne kete shtet. Ideja qe jam anti-imigrant eshte e peshtire. Mos perdor nje shprehje te tille. Mund te thuash qe nuk pajtohemi per disa politika. Por te thuash se zbatimi i ligjeve amerikane per te mbrojtur kufijte tane per te mirepritur njerez ne rruge ligjore te zgjerosh imigracionin e ligjshem qe une e mbeshtes te thuash qe jam kunder imigranteve eshte thjeshte nje retorike qe ka karakterizuar politiken amerikane prej shume kohesh.
Kandidatet po ashtu u pyeten rreth politikave aktuale mbi Ameriken Latine. Thuajse te gjithe kandidatet e akuzuan Presidentin Obama per lenien pas dore te rajonit. Kandidati Rick Santorum e akuzoi presidentin se ka mbajtur anen e udheheqesve si Hugo Chavez i Venezueles.
Kandidatet Gingrich dhe Romney gezojne praktikisht mbeshtetje te barabarte ne anketa para votimeve te se martes. Ai qe fiton zgjedhjet paraprake ne shtetin e rendesishem te Florides do te fitoje shume delegate per ne kuvendin kombetar dhe po ashtu do te siguroje nje avantazh te forte ne garen republikane.