Irak, sulmohen zyrat qeveritare

Zyrat qeveritare në perëndim të Irakut, në krahinën Anbar të banuar kryesisht me sunii janë sulmuar sot duke shkaktuar të paktën dy vrarë, ndërsa 15 të tjerë të plagosur.
Zëdhënësi i guvernatorit të Anbarit, Mohamed Fati, tha se sulmuesit hodhën vetën në ajër në ndërtesën e qeverisë në kohën kur një auto-bombë shpërtheu në anën tjetër të rrugës.
Dhuna në Irak thuhet se ka rënë dukshëm brenda viteve 2006-2007, mirëpo sulmet me bomba vlerësohet të jenë incidente ditore për shkak të luftimit të militantëve nga ushtria dhe policia e vendit.