Ministri i brendshëm: 3 të vrarë nga sulmi në Ankara

Ministri i brendshëm i Turqisë, Idris Naim Shahin, ka deklaruar se tre persona janë vrarë gjatë shpërthimit që u shënuar mesditën e sotme në kryeqytetin turk, Ankara.
Ndërkohë raportet e mëparshme flisnin për më shumë se dhjetë të plagosur.
Zëvendskryeministri turk, Bulent Arinç, tha se dyshohet që bomba ka qenë vendosur në një makinë.
Ndërkohë askush, deri më tani, nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.