Protestuesit rrethojnë parlamentin ukrainas

Rreth 10 mijë protestues, përfshirë veteranë ushtarakë dhe të mbijetuarit nga katastrofa bërthamore e Çernobilit, kanë rrehtuar sot Parlamentin e Ukrainës për të kundërshtuar shkurtimet në buxhet.
Mësohet se ka pasur përleshje mes policisë dhe protestuesve, por mësohet se nuk ka të plagosur.
Shkurtimet e propozuara do të preknin pensionet dhe shpenzimet mjekësore për veteranët e luftës në Afganistan dhe për viktimat e Çernobilit, po debatohet aktualisht në parlamentin ukrainas.
Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç, theksoi se legjislacioni në fjalë është si përpjekje për të reduktuar deficitin buxhetor të shtetit, parakusht ky për marrjen e huave shtesë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.