Raffaella Carra: “Pengu i vetëm, që s’pata një fëmijë”
Sot, në moshën 70-vjeçare, këngëtarja dhe prezantuesja e famshme italiane kthehet pas në kohë, për të parë gabimet e saj. Ai më i madhi, është që iu dedikua aq shumë karrierës, saqë kur vendosi të kishte një fëmijë, ishte tepër vonë… Së fundi i është kthyer vëmendjes së publikut si një nga trajnerët e “The Voice of Italy”.
I vetmi peng i mbretëreshës së “Tuca-tuca”-s është që nuk mundi të ketë një fëmijë. E përfshirë nga suksesi në rini, Raffaella Carrà, së shpejti 70 vjeç, u gjend duke bërë llogaritë me dëshirën për t’u bërë nënë shumë vonë. E risjellë në vëmendjen e publikut, edhe atij shqiptar, për shkak se ajo është një nga trajnerët e “The Voice of Italy”, ku suksesshëm po konkurron edhe këngëtarja shqiptare Elhaida Dani, Raffaella, këngëtarja dhe prezantuesja e famshme italiane, rrëfehet për revistën italiane “Ok”. Eksperienca e saj vjen si një këshillë për të gjitha gratë në karrierë, që e shtyjnë për më vonë lindjen e një fëmije.
“Kur isha fëmijë, ëndrra ime e madhe ishte të bëhesha një koreografe baleti klasik. Doja të dirigjoja të tjerët nga pas kuintave, por në fakt u gjeta para telekamerave. Dhe si surprizë arritën sukseset, udhëtimet, koncertet, turmat, lulet, çmimet. Të gjitha këto më bënë të besoj se mund të bëja gjithçka, kurdo që do të doja. Por në fakt nuk ishte kështu, shumë shpejt do të duhej ta besoja.
Një fëmijë nuk mund të programohet siç ndodh në një spektakël televiziv apo në një koncert. Isha 30 vjeç dhe ditët e mia iknin rrëmbimthi mes intervistave, provave, teatrit, spektaklit, muzikës… Ishin vitet e “Milleluci” e “Canzonissima”-s, xhiroja gjithë botën duke kënduar “Rumore” dhe “Tuca tuca”, punoja me artistët më të mëdhenj, që nga Mina te Mario Monicelli e Gino Landi. Ishte e vështirë të ndalja dhe as që doja të udhëtoja me një fëmijë në karrocë. Ndaj dhe mendoja se nuk ishte momenti i duhur. Nuk kam dashur kurrë t’i bëj gjërat përgjysmë. Doja të kisha mundësi t’i dedikoja gjithë veten time fëmijës tim dhe të mos bëja nënë part-time. Ndër të tjera, si Gianni Boncompagni dhe Sergio Japino kishin pasur fëmijë nga lidhjet e tyre të mëparshme dhe me vajzat e tyre marrëdhënia ime ka qenë gjithnjë shumë e mirë. Dhe, kur i komunikova Sergios dëshirën time për të pasur një fëmijë, gati u çmendëm nga gëzimi të dy. Ecnim dorë për dore rrugëve të Romës duke parë me kënaqësi dyqanet e fëmijëve dhe imagjinonim një dhomë të lyer me bojëra dhe, në mes, një shtrat i vogël. Por ishte një lumturi e shkurtër. Muajt kalonin e ky fëmijë nuk po mbërrinte. Shkova te gjinekologu për një kontroll dhe atje u përballa me lajmin e hidhur: tashmë ishte tepër vonë. Mjeku më tha: “Raffaella, duhet të dorëzohesh, trupi yt nuk të lejon më të përballosh një shtatzëni”, rrëfehet Raffaella Carra.
(er.nu/unegruaja/BalkanWeb)