Irak, vriten 6 besimtarë, plagosen 40 të tjerë

Nga shpërthimi i një makine bombë në një tubim të besimtarëve shiitë u vranë gjashtë pelegrinë dhe u plagosën 40 persona të tjerë.
Ngjarja ndodhi në qytetin irakian të Duxhailit, derisa pelegrinët po marshonin për në qytetin e Samarës për një ceremoni fetare.
Ndërkohë ende nuk dihen përgjegjësit kryesor të sulmit.