Kreu i opozitës iraniane në arrest shtëpie

Mahdi Karrubi, udhëheqësi i opozitës iraniane, është vendosur në arrest shtëpie për shkak të thirrjeve për një tubim në mbështetje të protestave anti-qeveritare në Egjipt.
Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare në internet e Karrubit.
Karrubi kishte kërkuar nga autoritetet lejen për një tubim në 14 shkurt, por kërkesa ishte refuzuar.