E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjerohen protestat në Egjipt

Shoferët e autobusave dhe punëtorët e transportit publik në Kajro i janë bashkangjitur sot mijëra punonjësve të sektorit shtetëror që janë hedhur në grevë për të protestuar kundër vështirësive ekonomike.

Greva e punëtorëve vjen në kohën kur sheshi Tahrir në Kajro vazhdon të mbetet epiqendra e protestave dy javore kundër presidentit Mubarak.

Ministri i jashtëm, Ahmed Abul Geit, në një intervistë për televizionin Al-Arabija tha se ushtria mund të ndërhyjë nëse "aventurierët" marrin në dorë procesin e reformave. Geit shtoi se me kërkesën për reforma të menjëhershme Shtetet e Bashkuara po përpiqen të imponojnë vullnetin e tyre mbi Egjiptin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›