E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresmenia Giffords fillon të flasë

Kongresmenia amerikane, Gabrielle Giffords, e cila u plagos në kokë nga të shtënat me arme para një muaji, ka filluar të flasë, që tregon përparim të madh në shërimin e saj.

Giffords çdo ditë po flet edhe më shumë, ndersa po kurohet në një qendër rehabilituese në Houston, dhe njëra nga kërkesat e saj të para ishte gjatë kohës së mëngjesit, kur kërkoi tost, ka njoftuar dje zëdhënësi i saj, C. J. Karamargin.

Kongresmenia u godit nga një largësi e vogël më 8 janar, teksa po mbante një tubim publik në Tucson, në Arizonë. Nga të shtënat u vranë 6 persona, midis të cilëve edhe një vajzë 9-vjeçare dhe një gjykatës federal, ndërsa janë plagosur 12 të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›