E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi:S’ka qeveri para 17 shkurtit

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi pas një takimi me përfaqësuesit e subjekteve parlamentare ka caktuar seancën e parë konstituive të Kuvendit të Kosovës më 24 shkurt.

Krasniqi tha se rrethanat politike në Kosovë kanë pamundësuar që institucionet e vendit të krijohen para 17 shkurtit, siç kishte theksuar kryeministrit në largim Hashim Thaçi.

Megjithatë, ushtruesi i detyrës së presidentit ka thënë se institucionet do të konstituohen brenda afatit kushtetues, brenda muajit shkurt.

Duke komentuar pohimet për postin e presidentit, Krasniqi tha se do të respektojë vendimin e partisë së tij rreth kësaj çështje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›