E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri bashkëbisedon me gazetarët në Vlorë: Rama i solli Vlorës Koçon, modelin e spekulantit në Shqipëri

19-05-2013 / Gazeta 55

Problemet, aktualiteti, shqetësimet dhe projektet për katër vitet e ardhshme ishin në fokus të bashkëbisedimit që kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot me gazetarë në qytetin e Vlorës.
Në nisje të këtij bashkëbisedimi, kreu i mazhorancës iu referua pikërisht asaj çfarë ofroi kundërshtari i tij politik në prezantimin e tij zyrtar si kandidat për deputet i qarkut Vlorë. 
“Vlonjatët nuk kanë nevojë për kujtimet e fëmijërisë së Ramës, por për turizëm, vende pune, integrim, të mëtejshëm, për një Vlorë në lartësinë e potencialeve të saj. Ata panë filmin kujtimet e vegjëlisë dhe ai i cunguar, pasi disa aspekte, pasi po hyrë në disa histori familjarëve, Vlora i di historitë e dajove të tij. Barcaletë për dajot e Ramës, lepuri-mace këta nuk folën për 26 vjet. Në jë dasëm vendosën të shkojnë dhe e nisën ku e lanë. Ka zoti Rama ADN, genin nga këta të dy, askush nuk mund të thotë jo, sepse e nisi nga kujtimet e fëmijërisë”, u shpreh Berisha.
Por shpjegimi vazhdoi më tej. “Për të kuptuar Ramën duhet të lexoni Frojdin, sepse është botërisht i njohur problemi i kompleksit të tij. Çdo detaj i kandidatit kudo del. I lidhur patologjikisht me nënën. Djallzia qendron se ndonjë parti po i nxjerr foton lakuriq plazheve. E bëri historinë e veshin simbol të fushatës. Rama u ofroi një pjesë të jetës të pamohueshme. Nuk kam bërë kurrë analizë psikologjike për kundërshtarët, por tani po, sepse ofendoi vlonjatët. Si qenkan të izoluar kur lëvizin lirshëm në Europë. Që për të shkuar në Sarandë shkojnë në një rrugë të bukur, për 15 min shkojnë në Fier. Izolimi del nga mëndja e sëmurë. Ky vjen këtu e thotë “votoni kundër izolimit””, deklaroi ai.

Kandidimi i Kokëdhimës
Tërheqja e të huajve për qytetin bregdetar të Vlorës, për berishën, ka qenë permanente në historinë e vendit. “Nga vitet ‘12 derisa u mbyll lufta e Vlorës, të gjithë ata që dinë historinë, qyteti ishte më i lakmuar. Në vitet ‘16 bëheshin përpjekje botërore për t’ia shkëputur Vlorën Shqipërisë. Një fillim i vështirë, problematik, teza absurde, dokumenta mjerane”, theksoi Berisha. Por më shumë se për të kujtuar historinë, kjo retrospektivë kishte një tjetër qëllim. Kryeministri iu referua kandidimit në Vlorë të Edi Ramës bashkë me ortakun e tij, Koço Kokëdhima. Sipas tij, Rama i ofroi Vlorës modelin e Koços, kryespekulatin më të madh në Shqipër. “Në Vlorë e solli Koçon, që ka nis biznesin si asistent i Hajdin Sejdisë, kryegënjeshtarin në Fier. Shkoni në Himarë dy kulla gjigande, që janë të Kocos. Paraqitja e Koços ishte tipike e tyre. Kishte Shpëtimin në krah dhe tha se do mbroj Vlorën nga betoni, por Koço është i papërmbajtshëm. Pra, shef i Shpëtimit do jetë Koço. Histori sa qesharake, aq e dhimbshme. E majta vlonjate është konsistene, por ky zotëri që është betuar për Ismail Qemalin i ka dhënë çelësin Goran Bregoviçit. Pastaj shkon në Kosovë dhe thotë se e konsiderojnë Sali berishën Skënderbe. Ata s’mund ta pëlqejnë se s’mund t’i falin Ramës çelësin që i ka fal Goranit. Problemi është se e majta ka një problem serioz. Koço, që është modeli i spekulantit në Shqipëri me 20 mln dollarë të përfituar nga Edi Rama, punime në shkolla pa standarde, rrugë pa standarde. Këtë i solle Vlorës, për Koçon mbeti Vlora?! Jo vetëm e pakuptimtë, por edhe shpërfillje”, nënvizoi Berisha.

Investimet e qeverisë në Vlorë
Kryeministri Berisha rikujtoi se në Vlorë janë bërë investime më shumë se kudo në infrastrukturë. “Rruga Transballkanike është e vetmja me lekët e qeverisë. Si rregull ne nuk investojmë, fondet ia japim bashkive. Gjikës, krahasuar me qeveritë socialiste, ia kemi rrit grandet edhe 3 herë. Bashkia përcakton ndërtimet. Ndërtuam rrugën Transballkanike, por u la në gjendjen më të mjerë, pasi Bashkia synoi që ta paraqiste si dështim i qeverisë.
Kemi investuar nga Orikumi në Konispol mbi 400 km rrugë, pa llogaritur autostradën.
Po bëjmë studimin e kompleksit Nartë-Sazan-Karaburun, që sipas disa ekspertëve është më i bukuri që mund të ekzistojë. Vlora ka një avantazh, thellësinë e ujërave. Është garanci të madhe për një port të madh”, u shpreh Berisha.

Kryeministri vlerëson kandidaturën e Arben Malajt: Socialistët do ta votojnë
“Është një socialist i thekur, por pas shkollimit në SHBA, në problemet e integrimit ka qenë konstant pozitiv dhe më kujtonte vitet ‘92-‘96, kur Majko e Meta votonin “pro” integrimit. Nuk e ka bërë këtë në interes të Berishës, por në interes të shqiptarëve”.

Punësimi në Vlorë e Shqipëri
Besimi i Kryeministrit është për krijimin e 250 mijë vende pune.
“E bazojmë në realitetin se kemi premtuar 160 e kemi bërë 200 mijë. Këto nga bizneset që janë rritur 30%. Ne jemi i vetmi vend qe ka hequr taksën mbi kapitalin, sepse ia merr permes prodhimit. Kjo do jete ndihme per rritjen e ekonomisë dhe punësimit. Pala tjetër vetëm kaos. Të lozësh me taksën, nëse do të rrënosh vendin rrit taksën. Janë prova të sigurta se rritja e taksave rrënon vendin”, vlerësoi Berisha.
Në këtë linjë, kreu i mazhorancës solli dhe një tjetër fakt, që lidhej me pasojat e taksës që kërkon të aplikojë e majta në rast fitoreje në zgejdhjet e 23 qershorit.
“Klubi i miliarderëve i kërkoi të krijojë një zyrë me taksambledhës. Zotëria tha se do e lë për të ardhurat personale. Kjo edhe më keq. Ç’punë ka qeveria sat ë ardhura merr nga prona e tij? I nxjerr kartonin e kuq. Çfarë thotë për biznesin e vogël, që ka taksën më të vogël në botë. Do t’ia heq fare. Atyre që marrin mbi 1.5 mln do kenë taksën progresive. Ka krijuar një shqetësim madhor tek mjediset e biznesit. Është mendim universal. Të nderuarit i mungojnë njohuritë më elementare ekonomike, kur thotë se do bëj ligjin se Banka e Shtetit do jetë përgjegjëse për borxhin. Këtu të puthet me Milon, jo Paskalin por me Spiro Milon”, u shpreh Berisha.

23 qershori, qytetarët do bëjnë zgjedhjen e duhur
Shefi i të djathtëve shprehet i kënaqur për programin politik për zgjedhjet e 23 qershorit si dhe beson se qytetarët do bëjnë zgjedhjen e duhur, duke ia besuar integrimin Partisë Demokratike, si promotore e Shqipërisë Europiane. Sipas tij, t’i besosh të majtës ëndrrën europiane, është njësoj si të kërkosh në shkretëtirë për eskimezë. “Numrin e mandateve që merr një forcë e përcaktojnë qytetarët. Për këtë qytet që në shekuj ka qenë një krye-urë e kombit me perëndimin, them se asnjë gjë nuk është më jetike se integrimi në Europë. Pavarësisht për kë ka votuar Vlora, çdo vlonjat që u beson të vërtetave e di se PD është ajo që këto 20 vite ka firmosur çdo akt madhor të integrimit të Shqipërisë në NATO dhe Europë. Tu besosh këtyre ëndrrën e integrimit është njësoj si të shkosh në shkretëtirë dhe të kërkosh eskimezë, atje nuk ka. Ndaj i them qytetarëve të bëjnë zgjedhjen e duhur”, deklaroi Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›