Fier, Berisha: Kujtimet e Edi Ramës, si “Kujtimet e Vegjëlisë” të diktatorit Enver Hoxha
Kryeministri merr pjesë në inaugurimin të riveshjes së segmentit Fier-Levan
“Në katër vitet e ardhshme ndër të tjera do të mundësohet tre fishimi i grandeve për fermerët shqiptarë dhe marrja e statusit të vendit kandidat”. Kjo garanci u dha nga vetë kreu i qeverisë, Sali Berisha gjatë inaugurimit të riveshjes së segmentit Fier-Levan. Gjatë fjalës së tij pas inaugurimit, Kryeministri, duke iu referuar asaj çfarë ofron alternativa e majtë, vlerësoi si të rëndësishme zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Në ceremoninë e rishtresëzimit të 8.1 kilometrave nga Fieri në Levan, kryeministri Berisha u kujdes personalisht që trafiku të mos bllokohej.
I nxitur nga prezantimi i Edi Ramës, një ditë më parë si kandidat për deputet në Vlorë, Berisha nuk mundi të mos hidhte batuta, duke e krahasuar dokumentarin e tij me “Kujtimet e Vegjëlisë” të diktatorit Enver Hoxha. “Rruga që ishte shndërruar në një rrugë mundimi të vërtetë për gjithë transportin nga jugu në drejtim të Tiranës dhe e kudnërta, rrugë që në shkallën e rrënimit dëmtonte interesat e banorëve, fermerëve të kësaj zone, bizneseve dhe kjo siç e shihni në parametrat më të mira të historisë së saj. Dje kryetari i PS, i paraqitur Vlorës e vlonjatëve kujtimet e e vegjëlisë. Paraqiti veten fëmijë në plazh, normal, por qëllimi pse e bëri ishte djallëzor, sepse aleanca e 1 prillit dëshmoi së është aleanca e shkuljes së veshit. Edhe dje ftoi një qytetar t’i shkulet veshin, por nuk shkoi. Por ne nuk do merremi me kujtimet e vegjëlisë, por me rritje rrogash, pensionesh, me modernizimin e vendit, shtrirjen e teknologjisë së lartë. Do bëjmë gjithçka për ta bërë Shqipërinë edhe më shumë më tërheqëse për investimet e huaja”, deklaroi Berisha. Sipas tij, Shqipëria pret 4-vjeçarin që vjen projektet më gjigante të historisë së saj.
“Katër vitet e fundit morëm 4.2 mld dollarë kundrejt 300 mln 4 vite para saj. Por Shqipëria potencalin e ka së paku për 8 mld dollarë. 4 vitet që vijnë do thithim 6 mld dollarë, që do krijojmë 10-ra mijëra vende pune. Do rrisim turizmin nga 4.7 mln vitin e kaluar, në së paku 7 mln vizitorë. Me këtë rrisim punësimin me 38% në turizëm. Ne garantojmë se qeveria, PD, konsideron çështjen e bujqësisë, si një ndër çështjet më kryesore të zhvillimit të ekonomisë dhe të ardhmes së shqiptarëve. Bazuar në këtë koncept ne nisëm mbështetjen e bujqësisë me moton infrastrukturë të njëjtë me lagjet e qyteteve për çdo komunë e fshat shqiptar, urbanizim i plotë të tyre. Garantoj se do ndërtohen edhe kilometri i fundit i rrugës së fundit atje ku banojnë shqiptarë. Mëkëmbja e bujqësisë është prioriteti ynë. Kemi subvencionuar me grande 42 mijë projekte feremerësh. Kudo fermerët shprehin mirënjohje, dhe unë përulem me nderim para tyre, pasi gjej tek ata zhvillim. 4 vitet që vijnë do 3-fishojmë grandin për fermerët shqiptarë. Do japim 156 mln do0llarë”, garantoi kreu i ekzekutivit. Njëkohësisht, nuk do të mungojë dhe rimbursimi i TVSH për makineritë, për imputet që fermeri përdor për prodhimin e tij bujqësor e blegtoral.
Kryeministri bëri një krahasim mes fjalëve që kryetari socialist ka thënë në Berat dhe ato në Vlorë, mbi mbjelljen e ullinjve. “Shoku Rama shkoi në Berat. Ça u tha? Në një mënyrë absurde u tha pse mbillni ullinj? Keni mbush shtëpitë. Gjithë djersën që derdhim sot, është për një jetë më të mirë, për të lënë diçka për ata që vijnë. Ky është zhvillim i qëndrueshëm. Do mbjellim 15 mln rrënjë ullinj. Tregu u ullirit është përjetësisht i garantuar, ne do të financojmë fabrikat e vajit të ullirit”, u shpreh Berisha. Nuk munguan dy fjalë edhe për premtimin e kundërshtarit politik për ndërtimin e aksit të bregdetit nga veri në jug të vendit. “Rrugët janë komunikim i madh, por thotë se janë izolim. Shkoi me hartë në sqetull dhe tregoi rrugët që kemi bërë ne. autostrada adriatiko-joniane, pjesa më e madhe është ndërtuar tek ne. Ai është në autobus. Të lësh dëshpërimin se je dëshpëruar shumë. Kishe arkivin tënd për humbje. Edhe po mos deshe. Ai humb vetë. Bënë pazar me Jani Janin dhe tani do rikompozim. Çohu, ose po deshe mos dil”- theksoi ai. Iu rikthye edhe njëherë kujtimeve të Ramës. Berisha tha se pas ngjarjeve të 21 Janarit ishte i frikësuar se mund ta eliminonin fizikisht. Edhe këtu nuk mungoi batuta. “Po dëgjoja se paska pas tmerr për tu eliminuar. S’bie rrufeja ku s’duhet, e thotë populli. Erdhi 2012-a, KE shqyrtoi me lupë çdo arritje të Shqipërisë dhe tha se ka plotësuar kushtet, por duhet të votojë 3 ligjet, për të cilat me PS kishim rënë dakord germë për germë. Kërkoi Fierin sepse këshilltarët e tij, kishin kaluar në një parti tjetër. A shkoj unë tani t’i kërkoi Ilir Metën? Jo. Ai qeverisi 4 vjet me mua e tha se do dal të bëj rotacion. Udha e mbarë”, nënvizoi më tej kryeministri.