Peru,organizohet festivali i luftimit
Peruanët kanë marrë pjesë në festivalin e përvitshëm të luftimit, për të lënë pas problemet e lindura gjatë këtij viti. Festivali tradicional, i njohur si 'Takanakui', ose thënë ndryshe 'luftëtari', fillon me kërcime dhe me rite fetare. Por pas shkëmbimit të dhuratave, pjesëmarrësit në festival, fillojnë të godasin njëri-tjetrin. Autoritetet lokale mbikqyrën festivalin ku arbitrat gjykuan ndeshjet me grushta, dhe luftimet e lira, që janë paracaktuar që t'u lejojnë njerëzve të shfryjnë inatet personale të shkaktuara nga problemet e tyre ekonomike, etj. Gra dhe fëmijë gjithashtu lejohen të marrin pjesë në garë, madje janë shumë të inkurajuara për të marrë pjesë në luftimet e përvitshme. Suzi Samanez, njëra nga pjesëmarrëset në festival, deklaroi se kjo traditë do të thotë shumë për të. "Unë jam krenare për vendin tim, për shkak të kësaj tradite", u shpreh ajo.