E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iraku: Rezoluta e Ligës Arabe, asgjë të re për Sirinë

Ministri i jashtëm i Irakut, Hoshejar Zebari, tha se samiti i Ligës Arabe, këtë javë në Bagdad, do të paraqesë një rezolutë për Sirinë që nuk ofron “asgjë të re”, por i plotëson përpjekjet ndërkombëtare që synojnë përfundimnin e krizës së gjatë njëvjeçare në Siri.

Këto komente ai i bëri pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Ligës Arabe në Bagdad, para samitit të nesërm të liderëve të vendeve anëtare të Ligës Arabe.

Pritet që së paku gjysma e 22 anëtarëve të Ligës Arabe të marrin pjesë në këtë samit.

Por, nuk pritet pjesëmarrje e nivelit të lartë të vendeve me ndikim, siç është Arabia Saudite.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›