Monti: Kriza në Eurozonë po shkon drejt fundit

Kryeministri italian, Mario Monti, deklaroi se kriza në Eurozonë është po shkon drejtë fundit dhe se Italia kishte kontribuar për t`i dhënë fund përkeqësimit të situatës.
Megjithatë, kryeministri italian ka bërë disa deklarata në Japoni, të cilat mund të shkaktojnë polemika, kur akuzoi Gjermaninë dhe Francën se pjesërisht janë fajtore për krizën në Eurozonë.
“Për shkak se dy lojtarët më të mëdhenj të Eurozonës nuk i kishin respektuar rregullat fiskale, ata kishin dhënë një shembull të keq për pjesën tjetër të kontinentit. Sigurisht, nëse prindërit e Eurozonës janë duke shkelur rregullat, ju nuk mund të prisni që vende të tilla si Greqia t`u përmbahen atyre”, shtoi kryeministri italian.