E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lunacek diskuton në PE: 5 vendet e BE të njohin Kosovën

Raportuesja në Parlamentin Europian për Kosovën, Ulrike Lunacek ka kërkuar njohjen e Kosovës nga 5 vendet e Bashkimit Europian. Në séance ku u diskutua rezoluta për Kosovn, Lunacek theksoi se zgjedhjet serbe në Kosovë nuk mund të zhvillohen, pasi janë në kundërshtim mërezolutën 1244 tëKëshillit tëSigurimit.
 

"Kosova ka bërë përparime në marrëdhëniet me Serbinë dhe kjo është për tu vlerësuar. Duke përshëndetur nisjen e fizibilitetit mendoj se është problematike njohja e Kosovës nga 5 vendet e BE. Por për Kosovën ka ende sfida, si reformat institucionale, ekonomike etj. Dhe veriu është një problem i pazgjidhur. Mendoj se duhet të  aplikohet pakoja e Athisarit. Një problem tjetër janë edhe zgjedhjet lokale serbe në Kosovë, që duhet të respektohet rezoluta 1244" tha raportuesja Lunacek.
Sa i përket marrëdhenieve të Serbisë me Kosovën, komisioneri për zgjerim, Stefan Fyle, tha se Serbia duhet të implementojë te gjitha marrëveshjet me Prishtinen.

"Ne jemi të vendosur të vijojmë angazhimin tonë për Serbinë dhe unë kam besim tek kapacitetet e Serbisë në procesin drejt hapjes së negociatave për anëtarësim. Kam bindjen se Serbia do të vijojë të përqafojë të ardhmen e saj europiane që është një hap pozitiv për të gjithë rajonin. Pas zgjedhjeve serbe, qeveria e re e Serbisë do t`i duhet të përballet me prioritetet kyce dhe për dialogun me Kosovën që do të thotë se Serbia duhet të implementojë të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani me Prishtinën" deklaroi komisioneri Fyle.
 

Gjatë seancës eurodeputetet kanë theksuar se Beogradi duhet te bindet se Kosova nuk është më pjesë e tij. Ndërkohë në disa nga amendamentet të propozuara për Rezolutën e Kosovës janë propozuar që, pas emrit të Kosovës të përdoret fusnota dhe të sqarohet se kjo është pa paragjykuar qëndrimet rreth statusit dhe në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe me mendimin e GJND-së për Deklaratën e Kosovës për Pavarësi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›