E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti: BE të forcojë presionin ndaj Serbisë

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kërkuar nga Bashkimi Evriopian që t`i bëjë më tepër presion Serbisë, pasi sipas tij, mënyra se si ajo trajtohet aktualisht, nuk e ndryshon Beogradin.

Këto komente Kurti i bëri gjatë takimit me zëvendës drejtorin e përgjithshëm të drejtoratit për zgjerim në Komisionin Evropian, Xhust Korte në Prishtinë.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, me theks të veçant në sfidat e Republikës së Kosovës në rrugën drejt BE-së.

Të dy palët vlerësuan se për të gjitha qëndrimet është e dobishme t`i vazhdojnë debatet dhe diskutimet edhe në të ardhmen, me qëllim të përparimit politik, shoqëror dhe ekonomik në Kosovë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›