E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iraku kërkon tërheqjen e Turqisë nga veriu

Qeveria e Irakut thotë se e refuzon praninë e bazave të huaja në tokën irakiane dhe se do të kundërshtojë çdo forcë ushtarake të huaj që hyn në Irak për t`i ndjekur rebelët.

Kjo deklaratë e zëdhënësit të Qeverisë, Ali al-Dabbagh, shihet si adresim ndaj shtetit fqinj, Turqisë, e cila që nga vitet e 90-ta ka mbajtur bazat e veta ushtarake në rajonin e Kurdistanit, në veri të Irakut, me qëllim të luftimit të rebelëve kurdë, të cilët kërkojnë strehë në Irak.

Kjo deklaratë i bën thirrje parlamentit të Irakut që të anulojë apo të mos e zgjasë asnjë traktat që i jep të drejtë çfarëdo shteti të huaj që të operojë me ndonjë bazë apo të dislokojë forca në Irak.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›