E Diel, 1 Nëntor 2026

Medvedev uron fituesit e zgjedhjeve në Gjeorgji

Kryeministri rus, Dmitri Medvedev tha se suksesi i koalicionit “Ëndërra gjeogjiane” në zgjedhjet parlamentare të Gjeorgjisë dëshmon se është plotësuar dëshira e njerëzve gjeorgjianë për ndryshime.

Medvedev tha se rezultatet sugjerojnë se peisazhi politik në Gjeorgji tani është më i ndryshëm.

Ndërkohë ambasadori amerikan në Gjeorgji, Richard Norland, e ka uruar presidentin Mikheil Saakashvili për kryesimin e një faze tjetër të rëndësishme në demokracinë e vendit.

Ambasadori gjithashtu e ka mirëpritur performansën e suksesshme të koalicionit “Ëndërra gjeogjiane”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›