E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iraku ndermjet terrorit te bombave dhe krizes ne qeveri

Ne fillim i huaji me sjelljen e perzemert u shperndau biskota burrave grave dhe femijeve. Pastaj hodhi veten ne ere. Bomba e atentatorit vetevrases vrau me shume se 60 vete. Viktimat ishin besimtare shiite ne rruge drejt nje xhamie ne qytetin Basra ne Irakun e Jugut.

Gjakderdhja e fundjaves 14.01.12 eshte nje nga sulmet e panumerta te diteve dhe javeve te fundit. Terrori i bombave mund te preke secilin shiite dhe sunite civile dhe zyrtare. Qindra vete kane humbur tashme jeten.

Konfrontacion ne vend te ndarjes se pushtetit

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Popullsia behet viktime e sulmeveShkaqet e vales se re te dhunes dhe te destabilizimit te serishem te vendit nuk duhen kerkuar ne rradhe te pare ne terheqjen e amerikaneve thote eksperti i Irakut Gnther Joetze. Arsye eshte politika e konfrontimit e kryeministrit Nuri al-Maliki.

Maliki eshte shiit si rreth 60 perqind e irakianeve. Arabet sunite perbejne gati 20. Atyre u shtohen edhe sunitet kurde dhe turkmene. Nen diktatorin Saddam Hussein vendin e sundonin sunitet.

Pas zgjedhjeve te vitit 2010 grupet etnike dhe fetare rane dakord ne marreveshjen e Erbilit qe ta ndanin pushtetin. Maliki kishte me sa duket qe nga fillimi plane te tjera. Ne fakt formalisht ekziston nje qeveri e perbashket. Perfaqesuesve sunite thote Gnther Joetze u eshte hequr sistematikisht pushteti.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeministri i Irakut Nuri al-MalikiMaliki per shembull nuk ngarkoi minister te mbrojtjes. Posti do ti kishte takuar ne fakt nje suniti. Ne te njejten kohe ai zuri pozicionet qendrore me njerez te partise se tij apo i mori ato vete persiper. Qellimi i Malikit eshte te ushtroje sundimin e nje pale mendon irakiani me banim ne mergim Kadhim Habeb. Ai eshte nje despot i vogel.

Urdherarresti kunder zevendespresidentit

Shembulli i fundit per prirjen e Malikit per pushtet eshte urdheri i arrestit kunder zevendespresidentit Tarik al-Haschimi. Suniti me reputacion duhet te kete porositur dhe financuar sulme me bomba. Hashimi i kundershtoi akuzat e ministrise se Brendshme te dominuar nga shiitet. Ai u arratis ne rajonin autonom kurd ne veri te vendit dhe mundi ti shpetoje arrestimit.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zevendeskryeminsitri i Irakut Tarek el Hashemi Eksperti i Irakut Joetze nuk do te perjashtoje qe fajesimet kunder Hashimit jane te justifikuara Vitet e fundit thuajse te gjithe politikanet irakiane kane perdorur dhunen si mjet. Kjo vlen te thuhet edhe per Malikin vete. Akuzat jane nje mundesi per te rrezuar nje politikan sunit me ndikim.

Deri tani kurdet kane refuzuar tia dorezojne Hashimin qeverise qendrore. Nese garantohet nje proces i sigurte dhe i drejte thote nje perfaqesues i presidentit kurd Hashimi do te dorezohet vete ne kryeqytetin Bagdad. Kurdet nuk duan te perfshihen ne konfliktin ndermjet suniteve dhe shiiteve.

Frike nga ndarja e vendit

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Fqinjet Irani dhe Arabia Saudite e thellojne ndarjenNderkohe i gjithe blloku sunit Iraqiyya te cilit i perket Hashimi eshte terhequr nga puna ne qeverine qendrore dhe ne parlamentin irakian. Procesi I cili duhej ti sillte Irakut demokraci ka cuar de facto ne sundimin e nje partie dhe te nje njeriut thote politikani i larte sunit Salek al-Mutlak.

Sa me shume te qendroje ne pushtet Maliki thote Mutlak aq me i madh eshte probabiliteti i nje Iraku te ndare. Ne qofte se Maliki nuk e dorezon pushtetin mund te kete edhe kryengritje te dhunshme te popullit irakian.

Probabiliteti thote eksperti gjerman per Irakun Joetze qe shumicat me shumice sunite perpiqen qe behen autonome eshte i madh. Irakiani ne mergim Kadhim Habeb shkon edhe me tutje Mund te shkaktohet nje lufte civile.

Pak shprese per nje politike te re

Kadhim Habeb shkon ende rregullisht ne Irak. Nen Saddam Husseinin profesori i ekonomise ka qene ne burg. Problemi kryesor i vendit thote Habeb eshte ndarja e pushtetit ne baze te perkatesise fetare dhe etnike. Mbi kete baze do te kete gjithmone dhune dhe vdekje. Deshira e Habebit parti nderkonfesionale qe veprojne ne baze te identitetit irakian.

Por realiteti ne Irak eshte ndryshe. Konflikti ndermjet grupeve etnike zgjat shume dhe plaget e viteve te kaluara jane sic duket shume te thella. Edhe zgjedhjet e reja propozimi i Habeb-it dhe Joetzes si rrugedalje nga kriza jane ndoshta te pamundura. Kryeministri Nuri al-Maliki nuk do ti pranoje ato vullnetarisht.

Ndihme nga jashte

Vetem presioni nga jashte mund ta ndryshonte ate. Por mundesite e SHBA per te ndikuar te Maliki jane zvogeluar. SHBA nuk jane me forca kryesore ne Irak thote Kadhim Habeb Irani eshte me i forte.

Fqinji i Irakut Irani dhe Arabia Saudite kane pak interes ne nje vend te qendrueshem dhe te pavarur. Te dy duan te ruajne zonen e ndikimit ne Irak. Dhe keshtu ata mbeshtesin palet ne konflikt Irani shiitet dhe Arabia Saudite sunitet. Se paku indirekt ata nxisin edhe ekstremizmin. Viktimat jane burra gra dhe femije. Njerez si pelegrinet shiite ne Basra.

Autor Nils Naumann/Angjelina Verbia
Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›