E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i BE-se nis procedurat ligjore kunder Hungarise per shkelje

Tani eshte shpallur edhe zyrtarisht Komisioni Evropian ka nisur disa procedura ligjore kunder qeverise hungareze per shkelje te ligjevet te BE. Fjala eshte per rolin e bankes qendrore per autoritetin e mbrojtjes te te dhenave dhe per drejtesine. Komisioni mendon se pavaresia e tri ketyre institucioneve nuk eshte e garantuar pas ndryshimeve te fundit te ligjit nga qeveria e kryeministrit Viktor Orban. Ne kishim shpresuar thote presidenti i komisionit Jos Manuel Barroso te marten pasdite 17.01.2012 se qeveria hungareze do te ndermarre ndryshimet e nevojshme per te siguruar respektimin e ligjit te BE. Kjo deri tani nuk ka ndodhur. Orban thote Barroso ka premtuar se te marten e ardhshme 24.01.2012 do te bisedoje me te per keto probleme. Ne qofte se Hungaria nuk do te plotesoje kerkesat e komisionit ekziston rreziku i nje padie ne Gjykaten Evropiane te Drejtesise dhe ne fund edhe vendosja e gjobave. Pervec kesaj jane ngrire edhe bisedimet e BE dhe FMN-se me Hungarine per nje kredi ndihme per aq kohe sa BE dyshon ne pavaresine e Bankes Qendrore. Per kete ndihme Hungaria ka nevoje urgjente.

Kush cenon vlerat tona duhet te prese rezistence prej nesh.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Komisioni i BE nis procedura ligjore kunder HungariseQe te marten paradite ne Strassburg ne zgjedhjen e socialdemokratit Martin Schulz si president i ri i Parlamentit Evropian tema e Hungarise eshte perseritur disa here. Atehere vendimi i komisionit nuk ishte marre ende.

Schulz vete ne fjalimin e tij te pare ne funksionin e ri foli per kete teme ne menyre te pergjithshme por fjalen e kishte fare qarte per Hungarine. Une mendoj se parlamenti duhet te punoje qe edhe ne vendet anetare te respektohet demokracia te drejtat dhe lirite themelore si dicka e natyrshme. Kush cenon vlerat e kartes sone themelore duhet te prese rezistence prej nesh.

Te mos kuptohet gabim neutraliteti

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Martin Schulz Presidenti i ri i Parlamentit Evropian

Ish kreu polemizues i fraksionit socialist u mundua te permbahet ne kete ceshtje ashtu sic e kerkon prej tij detyra e re. Por nuk behet fjale per nje neutralitet te kuptuar gabim tha pikerisht kryetari i nje tjeter fraksioni Guy Verhofstadt i liberaleve. Nuk eshte e mundur qe te qendrohet neutral ne klimen e rritjes se populizmit dhe te nacionalizmit ne Evrope. Edhe ketu me sa duket ishte fjala per Hungarine.

Rebecca Harms bashkekryetare e fraksionit te te Gjelberve nuk hezitoi qe ta permendte Hungarine me emer. Nuk eshte e mundur qe Hungaria te largohet nga vlerat demokratike te BE. Kete ne duhet te perpiqemi ta pengojme se bashku me institucionet dhe presidentin e sapozgjedhur.

Me njerezit e Orban-it ne nje grup parlamentar

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Viktor Orban do ti pergjigjet vete kritikave.Joseph Daul shefi i fraksionit te partise Popullore Konservatore ka nje tjeter problem. Qe deputetet evropiane te partise Fidesz te Viktor Orbanit i perkasin fraksionit ku jane te perfaqesuar per shembull edhe kristiandemokratet gjermane. Presioni ndaj Daul-it per tu ndare nga njerezit e Fidesz-it shtohet. Por ai tha ne nje konference per shtyp ne Strassburg se per kete me siguri qe nuk ka arsye. Viktor Orban me ka thene mbreme se ai do ti respektoje kerkesat e Komisionit. Dhe ne qofte se ai ben kete perse duhet ta perjashtoje atehere nga grupi i Partise Popullore

Ne shpellen e luanit

Sic duken punet Orban vete do te pozicionohet personalisht te merkuren 18.01.2012 ne Parlamentin Europian lidhur me kritikat. Ne qofte se do te kete sic pritet nje polemike te forte kjo nuk do te jete hera e pare. Edhe para nje viti me fillimin e presidences hungareze te rradhes Orban ka patur nje polemike te ashper ne parlament per shkak te kritikave ndaj ligjit te ri hungarez per mediat. Edhe atehere Komisioni pati kerkuar ndryshime. Orban ne fakt ka reflektuar por kritiken per mungesen e lirise se shtypit nuk ka mundur ta hedhe poshte.

Autor Christoph Hasselbach/Angjelina Verbica

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›