E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohen drejt Italisë 8 shqiptarëpër vepra të rënda penale

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } TIRANË - Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e sotme, rreth orëës 12:30’ është kryer ekstradimi nga vendi ynë në drejtim të Italisë i 8 shtetasve të kërkuar nga organet italiane të drejtësisë për kryerjen e veprave të rënda penale.

Arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i këtyre shtetasve u bë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma.

JA 8 SHQIPTARËT E EKSTRADUAR:

1.      Dritan Ballhysa, vjeç 43, nga Elbasani. Ky shtetas u arrestua me datë 07.05.2013, në Elbasan pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendim të datës 22.06.2010, ka marrë masën e sigurisë arrest në burg për këtë shtetas për veprën penale “trafik të lëndëve narkotike në bashkepunim”.

2.      Besnik Lleshi, vjeç 33, nga Librazhdi. Ky shtetas u arrestua me datë 10.04.2013, pasi Gjykata e Firences, Itali, me vendim të datës 03.12.2012, ka marrë masën e sigurisë arrest në burg për këtë shtetas për veprën penale “shfrytëzim prostitucioni”.

3.      Artan Dalti, vjeç 44, nga Burreli. Ky shtetas u arrestua më datë 21.05.2013, në Burrel, pasi Gjykata e Trentos, Itali me vendim të datës 24.09.2007, ka marrë masën e sigurisë arrest në burg për këtë shtetas për veprën penale “trafik të lëndëve narkotike”.

4.      Gentian Cako, vjeç 41, nga Berati. Ky shtetas u arrestua me datë 17.04.2013, në Berat, pasi Gjykata e Milanos, Itali me vendim të datës 04.11.2002, e ka dënuar me 16 vjet e 10 muaj burg këtë shtetas për veprën penale “trafik të lëndëve narkotike”.

5.      Emiljano Shota, vjeç 20, nga Kruja. Ky shtetas u arrestua me datë 26.06.2013, pasi Gjykata e Firences, Itali, me vendim të datës 07.02.2013, ka marrë masën e sigurisë arrest në burg për këtë shtetas për veprën penale “rrëmbim personi”.

6.      Sami Shala, vjeç 50, lindur në Kosovë. Ky shtetas u arrestua, pasi Gjykata e Milanos, Itali, me vendim të datës 26.03.2002, ka marrë masën e sigurisë arrest në burg për këtë shtetas për veprën penale “trafik të lëndëve narkotike”.

Tigert Allko, vjeç 37, nga Librazhdi. Ky shtetas u arrestua me datë 10.04.2013, në Elbasan, pasi Gjykata e Firences, Itali, me vendim të datës 03.12.2012, ka marrë masën e sigurisë arrest në burg për këtë shtetas për veprën penale “pjesëmarrje në organizatë kriminale me qellim shfrytëzimin e prostitucionit”.

Orjan Brozi, vjeç 31, nga Librazhdi. Ky shtetas u arrestua me datë 07.05.2013, në Kakavijë, pasi Gjykata e Firences, Itali me vendim të datës 24.11.2005, e ka dënuar me 8 vjet e 3 muaj burg këtë shtetas për veprën penale “vjedhje me dhunë”. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›