E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina bie në greminë, humb jetën drejtuesi. Policia: Shkak dyshohet shpejtësia

GRAMSH-Një person ka vdekur në çast si pasojë e një aksidenti me makinë sot në afërsi të Gramshit.

Policia në vendngjarje bën të ditur se në afërsi të Gramshit, shtetasi Sabri Zoto, 60 vjeç ka humbur kontrollin e makinës që drejtonte duke u gremisur në humnerë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se Zoto që ishte nisur nga Gramshi në drejtim të qytetit të Elbasanit ka qenë me shpejtësi të madhe. Mësohet se në momentin e aksidentit, Zoto ka qenë i vetëm në makinë.
Në vendngjarje ndodhet policia, një ambulancë dhe banorë të zonës në përpjekje për të nxjerrë trupin nga automjeti.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.
Lidhje te tjera Përplasen dy makina në rrugën Tiranë-Durrës, plagoset një person

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›