Me vendim qeverie, selia e vjetër e PD kalon pronë e Bashkisë së Tiranës
TIRANË-Me zhvendosjen tek selia e re e SHQUP, selia e vjetër e Partisë Demokratike do të kalojë në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës së qeverisë ‘Berisha’.
Kalimi i pronës bëhet mbështetur në ligjin 8 744 për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore.
Më poshtë VENDIMI I PLOTE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3/k, 5, e 17, të ligjit nr.8744, ini 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të pasurisë nr.1/242, ndërtesë, me sipërfaqe 801.4m2, pasurisë nr.1/66, truall, me sipërfaqe 1266.6m2, dhe ndërtesë me sipërfaqe 183 m2, të ndodhur në zonën kadastrale 8150, Tiranë, sipas planimetrisë që I bashkëlidhet këtij vendimi, për t’u përdorur për interesa vendore.
2. Pronat e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, t’i shtohen listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore të Bashkisë Tiranë, e cila i bashkëlidhet vendimit nr.834, ini 13.12.2003, të Këshillit të Ministrave.
3. Ngarkohen Ministri i Brendshëm, Bashkia Tiranë dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”, citon vendimi i qeverise.
Burime nga kryeministria vërtetuan se ndërtesat e lartpërmendura në zonën kadastrale 8150, Tiranë janë pikërisht godinat që u përdorën për shumë vite si seli të Partisë Demokratike.
Vendimi i sotëm i kabinetit të ministrave ‘Berisha’ pason atë të pak ditëve me parë për SHQUP. Qeveria vendosi që Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore të mos jetë më në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes por të bëhet selia e re e Partisë Demokratike.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Qeveria autorizon SHISH, si autoritet kontraktor, për procedura të prokurimit publik Vendimet e qeverisë, blihen pullat fiskale për barnat, krijohet zona doganore Miratohen bonuset për dhënien me koncesion të 2 hidrocentraleve