Urdhri për sulmin kimik nw Siri mund të jetë dhënë nga vëllai i presidentit Assad
NJU JORK- Urdhri për përdorimin e armëve kimike që shkaktoi më 21 gusht vdekjen e qindra civilëve në periferi të Damaskut mund të jetë dhënë nga Maher al Assad, vëllai i presidentit sirian, Bashar al Assad, sipas një zyrtari të OKB-së që monitoron konfliktet në Lindjen e Mesme.
Maher al Assad është në krye të gardës së republikës dhe kontrollon divizionin e katërt, një njësi elitare e ushtrisë siriane që sipas opozitës ka përgjegjësinë për sulmin e 21 gushtit.
"Përdorimi i gazrave vdekjeprurës mund të ketë qenë vendim i diktuar nga arroganca e Maher al Assad, më tepër se sa një lëvizje strategjike e presidentit, Bashar al Assad", cituan burime nga OKB-ja, për agjencinë "Bloomberg".
(d.b/BalkanWeb)