Iraku tronditet nga sulmet me bombë, së paku 14 viktima e dhjetra plagosje
Irak- Të paktën 14 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në një seri sulmesh me autobomba në qendër dhe në jug të Irakut.
BBC-ja raporton se në sulmet e para dy makina bombë vunë në shënjestër një stacion autobusi dhe një restorant në qytetin jugor të Basrës.
Menjëherë pas kësaj, bomba janë raportuar të kenë goditur disa pjesë të kryeqytetit, Bagdad.
Sulmet në Basra Shia, kryesisht zonë myslimane, e cila ishte parë si relativisht e qetë, janë rritur kohët e fundit.
Në mars një makinë bombë në qytet vrau dhe plagosi dhejtra persona. Sulmet e fundit ndjekin një rritje të dhunës në javët e fundit në Irak lidhur me rritjen e tensioneve politike dhe sektare ndërmjet komuniteteve sunite dhe Shia.
Së paku 10 policë janë raportuar të vrarë të dielën në veri-perëndim të Irakut, e për sulmet u fajësuan militantët sunitë.
Dorina Bilbili/IDEA/