Islami: Arsyet pse Rama e Meta bëjnë fushatë me dy koka
TIRANE - Kandidati i PD-së për deputet në qarkun e Tiranës, Kastriot Islami, ne nje interviste për “Panorama” e quan një gabim të rëndë deklaratën e Pandeli Majkos, i cili e cilësoi tradhtar ish-deputetin socialist. Ai flet për përplasjen me Ramën dhe marrëveshjen e tij me Ilir Metën. Islami komenton gjithashtu daljen si të pavarur të Malajt e Priftit dhe kandidimin në radhët e PR-së të Agron Dukës. “Sigurisht që sinergjia negative e së majtës do të rritet edhe nga këta tre faktorë. Kandidimi i Dukës do të ketë ndikimin maksimal që mund të rrisë mandatet e së djathtës. Po ashtu edhe kandidimi i Priftit në rastin maksimal ul me 1 mandat fuqinë e së majtës dhe, në rastin më minimal, konsolidon rezultatin 9 mandate për të majtën dhe 7 mandate për të djathtën. Kurse rasti Malaj është më kompleks”.
A kishit një rrugë tjetër me më pak kosto politike se kandidimi me PD-në?
Kjo ishte rruga në vlerësimin tim me raportin sukses/kosto më të lartë. Shumica e atyre që dëshironin të isha jashtë politikës, më sugjeronin çdo rrugë tjetër përveç kësaj që zgjodha, gjë që më shtyn të besoj akoma më shumë se kam bërë zgjedhjen e duhur. Politikani nuk është as filozof e as analist, por një person që ka ide e përpiqet t’i vërë ato në jetë vetëm duke qenë aktiv në politikë.
A kishte një mundësi që ju të qëndronit majtas?
Së pari, Rama më përjashtoi nga PS për konstruktivitet. Së dyti, me rastin e bashkimit të LSI me PS, nuk pata çuditërisht asnjë ftesë nga e majta e bashkuar, me sa duket destruktiviteti i Ramës mbizotëroi mbi konstruktivitetin e Metës. Dhe së treti, rasti i përjashtimit të Malajt tregon qartas se i vetmi opsion që u kishte rezervuar Rama atyre që kërkonin konstruktivitet apo atyre që mendonin ndryshe, ishte jashtë politikës.
Po në krahasim me Berishën, si drejton Rama?
Rama tenton të kopjojë Berishën, por e ka të pamundur për shkak të kompleksit të inferioritetit dhe rezulton një kopje e shëmtuar e qesharake. Nëse Berisha ka autoritet kulturor, profesional e gjithçka deri autoritet politik në PD dhe mbi këtë bazë ka ndërtuar një ekip në respekt të vlerave e të meritave, Rama është një autoritar i paaftë, anakronik e klientelist, inkoherent e violent që urren hierarkinë e vlerave, refuzon rregullat dhe nuk respekton institucionet. Për rrjedhojë, të gjithë në PS janë të çoroditur dhe të demotivuar se nuk e dinë se çfarë ndodh nesër me ta dhe, për më tepër, dinë që kontributi e meritat e tyre nuk shërbejnë për karrierë, e cila bëhet vetëm mbi bazën e klintelizmit. Të vetmit të motivuar nga humbja e privilegjeve korruptive nga Bashkia e Tiranës dhe nga frika e falimentimit për shkak të humbjes janë vetëm skifterët e klientelës.
A pati tentativa për t’u pajtuar me Ramën, apo ishte një prishje e pandreqshme?
Nuk bëhet fjalë aspak për mosmarrëveshje individësh. Unë jam njeri serioz, punoj 16 orë në ditë dhe kërkoj vetëm rregulla të qarta karriere sipas hierarkisë së vlerave, kontributeve e kapaciteteve, duke refuzuar sistemin e klientelizmit e të servilizmit. Konkretisht, në të gjitha takimet i kam kërkuar Ramës vetëm të mos prishë rregullat e karrierës sipas meritës e vlerave, të respektojë shtetin, të mos destabilizojë vendin dhe të mos bllokojë integrimin. Konkretisht, i kam kërkuar publikisht dhe konfidencialisht i) të mos bojkotojë Kuvendin dhe institucionet; ii) të mos kryejë grevën e urisë me vendim politik se do të dështojë; iii) të mos mashtrojë votuesit për zgjedhje të parakohshme se nuk i realizon dot; iv)të mos e fusë partinë në veprime radikale e të dhunshme.
Çfarë ndodhi me LMN dhe përse nuk funksionoi ajo?
Funksionoi pjesërisht e përkohësisht. Kur të shkruaj kujtime, do flas më gjatë.
Si e vlerësoni vendimin e PS-së për të mos kandiduar Malajn?
Kjo është një humbje tjetër e turpshme për PS. Malaj është një nga profesionistët më të mirë. Malaj është një socialist i përkushtuar. Malaj është një shtetar me orientim europian. Socialistët e ndershëm e të vërtetë besoj se këtë ngjarje e përjetojnë negativisht. Kam shumë shpresë që vlonjatët e ndershëm e të zgjuar, siç e kanë zakon, do t’i japin një mësim kësaj sjelljeje arbitrare të Ramës dhe klientelës së tij. Aq më tepër që me kandidaturat që i kanë ofruar për këtë qark, ata i kanë ofenduar dhe prekur në sedër vlonjatët. Jam më se i sigurt se vlonjatët do të reagojnë masivisht ndaj sjelljes arbitrare të Rames dhe kandidaturave jo përfaqësuese, duke dhënë të parët në Shqipëri shembullin e thyerjes së frikës ndaj autoritarizmit të Ramës dhe sjelljes së klientelës së tij korruptive.
Do ketë kosto për PS-në kandidimi i pavarur i Malajt dhe Priftit, si dhe kandidimi i Dukës për PR-në në Durrës?
Sigurisht që sinergjia negative e së majtës do të rritet edhe nga këta tre faktorë. Kandidimi i Dukës do të ketë ndikimin maksimal që mund të rrisë mandatet e së djathtës. Po ashtu edhe kandidimi i Priftit në rastin maksimal ul me 1 mandat fuqinë e së majtës dhe, në rastin më minimal, konsolidon rezultatin 9 mandate për të majtën dhe 7 mandate për të djathtën. Kurse rasti Malaj është më kompleks.
A ka ende një rol Nano majtas?
Nano ka qenë dhe do të mbetet në memorien e shqiptarëve si kryetari liberal i socialistëve. Si themeluesi dhe reformatori i PS. Njëri nga njerëzit më të fuqishëm në vend në këta 22 vjet. Madje, mund të vlerësohet si politikani tolerant ekstrem kur dha dorëheqjen në 2005-n. Nano edhe me heshtjen e tij ka rol e ndikim të konsiderueshëm, kurse në aksion, ai do të ndikonte fuqimisht në mumifikimin e së keqes që ka zënë PS.
(er.nu/Panorama/BalkanWeb)