“Big Brother”, Edberi: Arbenita më priti krahëhapur
TIRANE - Ai do të mbahet mend si mashkulli ndoshta më sexy i këtij edicioni të "Big Brother". Të paktën ky është mendimi i parë që shprehin përgjithësisht femrat për Edberin, djalin nga Prizreni. Kontaktuam me të për ta pyetur mbi përshtypjet që ka marrë e ka krijuar pas eliminimit nga loja një javë më parë. Na tregoi se është kthyer në vendlindje, dhe se ka takuar njerëzit e tij të dashur. Nëse jeni kuriozë të dini se si e kanë pritur Edberin jashtë shtëpisë së "Big Brother", të afërmit dhe e dashura bukuroshe Arbenita, e të zbuloni se cili është konkurrenti që ai vlerëson më shumë, ju ftojmë të lexoni këtë intervistë.
Edber, si të pritën në Prizren? Familjarët, të kritikuan për ndonjë sjellje?
Kur mbërrita në Prizren më pritën jashtëzakonisht mirë dhe më komplimentuan të gjithë për qëndrimin tim brenda shtëpisë së "Big Brother". Po ashtu edhe familjarët janë ndjerë mirë, sepse s'kam bërë asgjë që mund t'i kem dëshpëruar.
Po Arbenita si të priti?
Takimi me Arbenitën ishte i bukur, sepse ajo më priti krahëhapur, njësoj siç edhe më ka përshëndetur kur jam bërë pjesë e "Big Brother".
I takove prindërit e Arbenitës?
Jo, ende nuk i kam takuar nga afër. Por kam biseduar me ta dhe nga biseda që kemi bërë kuptova që ishin mjaft të kënaqur me sjelljen time brenda reality-show-t.
Do fejoheni?
Lidhja jonë e dashurisë po shkon mjaft mirë. Për fejesë apo për gjëra të tjera të këtij lloji që mund të ndodhin më vonë, mbetet të shihet.
Si të duken banorët tani që po i sheh nga jashtë?
Kam qenë shumë i zënë gjatë gjithë kohës, që kur dola jashtë shtëpisë së famshme. Domethënë, nuk kam pasur fare kohë që t'i ndjek banorët që janë ende në lojë.
Me Joanën, u shoqërove pas daljes? Vazhdoni të ruani miqësinë e mirë që kishit?
Me Joanën jemi takuar vetëm pas përfundimit të spektaklit të së shtunës. Me Joanën jemi sqaruar edhe brenda. E gjitha që mund të them tani pas daljes së të dyve, është se ajo është një vajzë shumë e mirë.
Përveç Viganit, cili është banori që ka mbetur ende në shtëpi që ti vlerëson më së shumti?
Banori tjetër që vlerësoj përpos Viganit është Anaidi. Për mendimin tim ai ka qenë dhe është konkurrenti më i drejtpërdrejtë në këtë lojë. Megjithatë duhet të shtoj se për mua të gjithë banorët janë të mirë.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)