Ligji: Jo kazinove pranë kishave e xhamive, do shpërngulën brenda 6 muajsh
TIRANE - Përmes disa ndryshimeve në Ligjin për Lojërat e Fatit, qeveria ndalon ndërtimin e apo marrjen me qira të ambienteve për këtë lloj veprimtarie pranë shkollave, kishave e xhamive, spitaleve e ambulancave, ashtu si dhe pranë bankave. Ligji i ri përcakton gjithashtu një afat gjashtëmujor, brenda të cilit të gjitha subjektet që ushtrojnë këtë veprimtari dhe që janë të vendosura pranë institucioneve të mësipërme duhet të shpërngulen, në të kundërt do t'u hiqet licenca. Ligji i ri i jep Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit kompetencën t'u heqë licencën subjekteve, të cilat nuk ndryshojnë vendndodhjen brenda afatit të caktuar kohor.
NDRYSHIMI
"Ndalohet ndërtimi/marrja me qira e mjediseve, me fushë veprimtarie lojëra fati, të ekspozuara pranë institucioneve fetare, arsimore e shëndetësore dhe institucioneve bankare. Brenda një periudhe 6-mujore nga hyrja në fuqi e këtij ligji, subjektet që ushtrojnë veprimtarinë pranë këtyre institucioneve, duhet të marrin masat për ndryshimin e vendndodhjes. Në rast se brenda kësaj periudhe subjektet nuk kanë ndryshuar vendndodhje, NJMLF-ja procedon me heqjen e lejes së ushtrimit të aktivitetit", përcakton ligji i ri, i cili hyn në fuqi më 1 qershor të këtij viti.
KAZINOTË ELEKTRONIKE
Ndryshimet e reja në Ligjin për Lojërat e fatit presin edhe kazinotë elektronike, duke krijuar hapësirën për kazinotë elektronike në distancë. Për ushtrimin e veprimtarisë në kazino elektronike, shoqëria duhet të ketë paguar shumën 1 milion lekë pranë organit tatimor, ku është regjistruar subjekti juridik. Për ushtrimin e veprimtarisë në kazino elektronike në distancë, shoqëria duhet të ketë paguar shumën 5 milionë lekë. Pagesa bëhet një herë në vit, brenda muajit janar. Në rast se shoqëria që operon në kazino elektronike fillon veprimtarinë brenda gjashtëmujorit të parë të vitit, pagesa bëhet e plotë, 1 milion lekë. Në rast se shoqëria e fillon veprimtarinë në gjashtëmujorin e dytë të vitit, pagesa është 500 mijë lekë. Në rast se shoqëria që operon në kazino elektronike në distancë fillon veprimtarinë brenda gjashtëmujorit të parë të vitit, pagesa bëhet e plotë, 5 milionë. Kriteret e lejimit Një shoqëri për organizimin dhe ushtrimin e lojërave të fatit në kazinonë elektronike duhet të jetë shoqëri anonime, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, ku në objektin e veprimtarisë të pasqyrohet veprimtaria për lojëra fati, sipas llojit të lojës që kërkohet. Kapitali themeltar i shoqërisë të jetë jo më i vogël se 50 milionë lekë, ndërkohë që duhet të vetëdeklarojë aksionarët e shoqërisë, ata që kontrollojnë paketën kryesore të aksioneve, si dhe të japë të dhëna për kapitalet dhe interesat e aksionarëve në shoqëri të tjera, të përbashkëta ose jo të përbashkëta.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)