Kryeministri indian: Korrupsioni, një kancer

Kryeministri Indian, Manmohan Singh, e cilësoi korrupsionin si një kancer që po gërryen vendin e tij, në të njëjtën kohë që paralajmëroi për forcimin e masave kundër këtij fenomeni.
Autoritetet janë përfshirë në një seri skandalesh në javët e fundit, ndërsa Kryeministeri u shfaq në mesditë në një konferencë të rrallë për shtyp, në të cilën theksoi se një imazh i tillë i vendit të tij është në dëm të interesave të çdo indiani.
Qeveria akuzohet se humbi 40 miliardë dollarë, duke shitur qëllimisht nën çmimin e vlerës së tregut liçensat telefonike, ndërsa hije korrupsioni ka patur edhe për përgatitjen e lojrave të Komonuelthit, një vit më parë.