Irak,zbulohen 10 trupa në një varr të përbashkët
Ushtria irakiane ka zbuluar sot 10 trupa në një varr të përbashkët në veri të Bagdadit-bëri të ditur sot zëdhënësi i Ministrisë irakiane të Mbrojtjes. Ku rajon para më shumë se një viti kontrollohej nga al-Kaeda, ''Trupat u zbuluan dje në al-Taji, 25 kilometra në veri të kryeqytetit irakian'', deklaroi gjenerali Mohammed al-Askari. "Forcat e ushtrisë irakiane zbuluan 10 skeletë të viktimave të vrara nga rrjeti i al-Kaedas që prej dy vitesh'', shtoi ai. Rajoni Al-Taji ka qënë një bastion i al-Kaedas. Siguria në Bagdad që prej një viti është përmirësuar për shkak të aplikimit nga forcat amerikane dhe irakiane të një plani sigurie që parashikon vrasjen e milicëve që mundohen të ushtrojnë kontroll në kryeqytet.