E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS:Berisha,bajraktari i fundit komunist

Partia Socialiste ka reagur pas deklarimit të Kryeministrit Berisha për ligjin e dosjeve. Sipas anëtarit të asamblesë kombëtare të PS-së Saimir Tahiri Berisha si bajraktari i fundit komunist në pushtet në Evropën ish komuniste, duhet të kuptojë se krimet e komunizmit nuk dënohen me metoda komuniste. Berisha bajraktari i fundit në pushtet në Evropën që doli nga diktatura e sekretarëve të partisë, duhet të kuptojë se krimet e komunizmit dënohen duke mbrojtur parimet e vlerat e familjes evropiane, jo duke mbrojtur familjen politike nga drejtësia u shpreh Tahiri Gjithashtu Tahiri u shpreh se dosjet e regjimit, duhet të hapen për të hedhur dritë mbi krimet politike të së shkuarës, jo për të mbuluar krimet ekonomike të së sotmes.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›