E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran - Grupi 5 +1, tjetër samit në muajin qershor

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Katherin Ashton, pas përfundimit të Samitit të Bagdadit tha se mes palëve kishte “diferenca të mëdha” porse ishte arritur një farë suksesi.

Zyrtarët e BE-së thanë se gjashtë fuqitë botërore (SHBA, Kinë, Rusi, Francë, Britani + Gjermani) i kanë bërë Iranit një ofertë nëse ai ndalon pasurimin e Uraniumit, i cili mund të përdoret në prodhimin e armëve bërthamore.

Por, Teherani këmbëngul se ky uranium do të përdoret për prodhimin e energjisë.

Duke folur në një konferencë për shtyp pas takimit, Ashton i përshkroi si intensive dy ditët e bisedimeve me Iranin në Bagdad. “Është e qartë se të dyja palët duan të ecin para, dhe kemi bazë të përbashkët, por gjithsesi ende diferenca të mëdha”.

Samiti i radhës në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, do të mbahet me 18 dhe 19 qershor.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-05-25 16:09
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›