Korçë, shpërthimi i një lënde plasëse i merr jetën një gruaje

Policia lokale bëri me dije se ngjarja u regjistrua rreth mesditës së të enjtes, kur një material i fortë goditi në kokë shtetasen L.Xake, e cila ishte duke punuar tokën e saj.
Burime zyrtare bënë me dije se në këtë fshat po punohej për meremetimin e kanalit ujitës, ku punëtorët përdornin lëndë plasëse artizanale.
Për ngjarjen, policia shoqëroi në komisariat shtetasit Jorgo Lazi 44-vjeç banues në fshatin Mollas, me detyrë kryeplak i këtij fshati, Adrian Emini 50-vjeç banues në fshatin Qinam-Kolonjë, me detyrë punonjës i komunes si dhe Bledar Zoja 26-vjeç banues në fshatin Shtikë-Kolonjë, me detyrë punonjës i komunës. Forcat po kryejnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj. /A. Hoxha/Start/
2012-05-24 17:02