E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriteri i vetëm i ambasadorit danez për Presidentin e ri

Sipas tij, nuk është i domosdoshëm që presidenti i ri të jetë nga radhët e politikës.

Ai madje shkon më tej, kur deklaron se ka politikanë në Shqipëri dhe Kosovës që nuk janë në gjendje të çojnë përpara proceset integruese.

 "Ashtu si zgjedhja e politikanëve, zgjedhja e presidentit shfaq të njëjtat çështje. Duhet patur kujdes çfarë njerëzish zgjidhni. Ka politikanë në Kosovë dhe në Shqipëri që nuk do të jenë asnjëherë në gjendje t’i udhëheqin vendet tuaja drejt BE, për shkak të asaj që ata përfaqësojnë në të shkuarën dhe të tashmen e tyre që është kundër asaj tek e cila beson BE. Duhet ta theksoj këtë për ata që nuk kuptojnë për çfarë po flas. Nëse je i korruptuar je kriminel dhe ne nuk duam të importojmë kriminelë në Evropë. Kjo thjesht nuk do të ndodhë nëse njerëz të tillë janë pjesë e marrëveshjesh, nuk dua të komentoj për asnjë emër", tha Jensen.

Gjatë pjesëmarrjes në një tryezë për integrimin, ai shton se vitet në vazhdim janë vendimtare për Shqipërinë. “Është një zgjedhje e rëndësishme ajo çfarë pritet të vijë nga politikanët, pasi ose do ta bekojë dhe kënaqë Shqipërinë ose do të qëndrojë si një hije e keqe për 5 vitet e ardhshme. Prandaj e përsëris. Është një zgjedhje vendimtare. Nëse bëhet zgjedhja e gabuar kjo nuk do të ndihmojë Shqipërinë drejt integrimit evropian. Integrimi do të ndodhë herët a vonë. Pra është çështje kohe, por nëse ju zgjidhni një president që do të kthehet në një pengesë për integrimin, ky proces do të marrë më shumë kohë duke menduar se sa i rëndësishëm është ky vit kur kremtohet 100-vjetori pavarësisë, zgjedhja e presidentit mbart një diçka sinjifikative. Shpresoj që politikanët shqiptarë do ta lejojnë Shqipërinë të kalojë detyrat, duke u gëzuar me marrjen e vendit kandidat”, shton ai. /Start/

                                                                                             2012-05-25 15:43
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›