Iran, 109 të arrestuar në protestat e opozitës
"U arrestuan 109 persona. 47 u liruan me kusht, ndërsa 62 të tjerë u dërguan në burg dhe dosja e tyre i kaloi drejtësisë", deklaroi gjenerali Azizollah Rajabzadeh. Protesat e opozitës ndodhën të mërkurën në kuadër të një manifestimi për 30-vjetorin e marrjes së ambasadës amerikane.
Ai saktësoi se ndër personat e burgosur figurojnë "43 burra dhe 19 gra". Megjithë ndalimin e autoriteteve, simpatizantët e opozitës që kontestojnë rizgjedhjen më 12 qershor të ultrakonservatorit Ahmadinejad, dolën në rrugë më 4 nëntor, duke përfituar nga organizimi i manifestimit antiamerikan.
Forcat e rendit të mbështetura nga milicët islamikë, të dislokuar në masë, ndërhynë dhunshëm kundër manifestuesve. Disa gazetarë u arrestuan gjatë këtij manifestimi, ndër të cilët një reporter i AFP-së, Farhad Pouladi, që vazhdon edhe sot të jetë i burgosur.