E Diel, 1 Nëntor 2026

Iran, 3 vjet burg fotoreporterit, fotografoi manifestimet

Lajmi bëhet i ditur nga faqja e internetit e liderit opozitar, Mir Hosein Musavi, ku thuhet se "Majid Saeedi u dënua me tre vjet burg".

Ai është arrestuar në korrik të vitit 2009 bashkë me një fotoreporter tjetër vendës për dërgimin në media të huaja të fotove të manifestimeve pas rizgjedhjes së kundërshtuar të presidentit Mahmud Ahmadinexhad, dhe u lirua me kusht pas një muaj burgimi.

Autoritet të cilat u kanë ndaluar gazetarëve të pasqyrojnë në mediat e huaja manifestimet e opozitës, kanë arrestuar disa prej tyre që prej rizgjedhjes së Ahmadinexhatit në postin e Presidentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›